Në Padova të Italisë, një 32-vjeçar shqiptar është kthyer në hero pasi shpëtoi jetën e një të moshuari që rrezikonte të mbytej në Kanalin Battaglia. Ngjarja ndodhi sot, më 20 nëntor, pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij.

Elton Zefi, pa hezituar për asnjë sekondë, u hodh në ujërat e akullta për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të automjetit, një 85-vjeçari që kishte humbur kontrollin e makinës dhe kishte përfunduar në kanal. Xhamat e mbyllur dhe temperatura e ulët e ujit e vështirësuan situatën, por Zefi, së bashku me një qytetar tjetër, arritën të çanin xhamin dhe të tërhiqnin të moshuarin drejt bregut.

Video

Vetëm pas shpëtimit, Eltoni zbuloi se personi që kishte ndihmuar ishte Giuseppe Salvalajo, sipërmarrës i njohur në zonë dhe ish-punëdhënësi i tij.

“Po, rrezikova jetën, por mendova se në atë makinë mund të ishte familjari im. Në raste të tilla nuk ka frikë – ka vetëm veprim,” – u shpreh Zefi për mediat italiane.

Media lokale i ka cilësuar dy shpëtimtarët si “engjëjt” që shmangën një tragjedi të sigurtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu