Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht: ideja lindi nga zgjuarsia e Alban Ajdinit, 39-vjeçarit nga Shqipëria që jeton nga Manduria (Taranto).

Ajdini për këtë arsye i është dhënë një patentë nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë industriale bën me dije La Repubblica.

Quhet “Këpucë që mund të lidhet me njërën dorë” dhe është projektuar për të ndihmuar në fakt, personat me aftësi të kufizuara, por edhe për të ofruar një alternativë të vlefshme në situata emergjente, ato në të cilat duhet të vishni me nxitim këpucët dhe pse jo edhe për ata që pesha nuk i lë të përkulen apo thjesht përtojnë.

Manovra është e thjeshtë: në vend të lidhëses ka dy shirita elastikë që mund të fiksohen me një gisht të vetëm në kapëse të vendosura në pjesën e sipërme.

Ai thotë se dëshiron t’ia japë një kompanie për prodhim të gjerë, në mënyrë që shpikja e tij të arrijë te të githë.

Albani, me profesion shofer jeton në Manduria prej 30 vjetësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu