Nga janari 2025, qeveria do të nisë punën për mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare.

Pra, platforma TikTok nuk do jetë e aksesueshme në territorin e Shqipërisë nga asnjë moshë.

yacht hotel sarande

Kjo lëvizje e qeverisë erdhi pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, pranë shkollës ‘Fan Noli’, që sipas qeverisë zanafilla e dhunës dhe bullizmit mes të miturve nisi në rrjetin social, “TikTok”.

Ndalimi i mundshëm i TikTok në Shqipëri, ka bërë me “dhimbje koke” bizneset dhe influencerat e Tik Tok duke pyetur se ku do të shkojnë për të ndarë përmbajtjen e tyre dhe për të fituar para.

Por duket se Tik Tok-ers të njohur si: Kozak Braçi, Aleks Visha, Fire Fire etj, e kanë gjetur zgjidhjen dhe boshllëkun që do lërë TikTok do ta plotësojnë me aplikacioni Clapper.

Në një video të shpërndarë nga Kozak Braçi, ai tregon se sa fiton nga ky aplikcaion dhe u bën thirrje ndjekësve të tij që tashmë ta shohin në “Clapper”.

Por çfarë është aplikacioni “Clapper”?

Clapper është një aplikacion i mediave sociale që u mundëson përdoruesve të krijojnë dhe ndajnë video të shkurtra, të ngjashme me TikTok.

Ai u zhvillua nga Clapper Media Group, një kompani me bazë në SHBA e themeluar në vitin 2020 nga sipërmarrësi dhe investitori në teknologji, Edison Chen.

Aplikacioni Clapper synon të ofrojë një platformë për shprehje krijuese dhe ndërtim komuniteti përmes përmbajtjes së gjeneruar nga përdoruesit.

Ai përfshin funksione si mjetet e redaktimit të videove, filtrat dhe efektet speciale.

A është Clapper i dëmshëm si TikTok?

Clapper, për shkak të fokusit të tij në autenticitet dhe privatësi, ka potencial për të qenë më pak i dëmshëm sesa TikTok.

Megjithatë, dëmshmëria e një platforme varet kryesisht nga përdorimi që i bëhet asaj.

Nëse përdoret pa kontroll, edhe Clapper mund të shkaktojë probleme si varësi, ekspozim ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme ose ndikim negativ te shëndeti mendor.

Si gjithmonë, përdorimi i kujdesshëm dhe vendosja e kufijve të shëndetshëm janë çelësi për të minimizuar rreziqet e çdo platforme sociale./noa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu