Qindra shqiptarë i janë sulur biznesit të gruas së dytë të Robert Nolfe në Nju Jork.

yacht hotel sarande

Akademia e tyre e muzikës Vocal Academy NYC po përmbytet me përshtypje negative dhe komente mbi situatën me këngëtaren duke detyruar bashkëshorten e tij aktuale, Katarina Nolfe të bëjë dhe një reagim ku thotë se pronarja akademisë është ajo dhe se çështjet mes burrit të saj dhe ish bashkëshortes së tij po rregulloheshin.

Dyshohet se kanë qenë këto sulme simultane nga mijëra shqiptarë që e kanë detyruar Nolfen të bëhet i gjallë e të flasë me videocall bashkë me djalin Luke me Parashqevi Simakun.

Ndërkohë duke folur për një media në Shqipëri, ish bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, deklaroi sonte se ish gruaja e tij u largua vetë duke braktisur atë dhe djalin.

“Ajo u zhduk. U zhduk nga të gjithë ne, nga unë, nga Luke”, tha Nolfe dhe shtoi:

“Nuk kisha zgjedhje duhet të kujdesesha për djalin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu