Shqipëria triumfoi ndaj Ukrainës, me rezultatin 2-1, me përmbysje, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve

Triumf historik për kuqezinjtë, që marrin fitoren e parë ndaj kombëtares ukrainase.

yacht hotel sarande

Pavarësisht rasteve të shumta për shënim nga Shqipëria, pjesa e parë u mbyll me rrjeta ta paprekura.

Fraksioni i dytë nisi me gol për ukrainasit, që shënuan me Konoplian në minutën e 49-të. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe barazuan shumë shpejt, pas vetëm 4 minutash me Ismajlin.

Në minutën e 66-të, Jasir Asani shënoi golin e avantazhit për Shqipërinë, duke përmbysur rezultatin, të cilin e mbrojtën deri në fund.

Kjo është fitorja e parë për Shqipërinë në Ligën e Kombeve, kompeticion të cilin e nis në mënyrën më të mirë të mundshme./cna

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu