
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një vendim të ri, me të cilin shtohet një individ tjetër në listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit. Ky emër i ri është përfshirë në “Listën e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatat ISIL (Da’esh) dhe Al-Qaida”, në përputhje me listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Vendimi u firmos nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, me porosi të kryeministrit Edi Rama. Ky hap është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë për të zbatuar sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe për të forcuar masat kundër financimit të grupeve ekstremiste.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren Zyrtare”.