Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste dhe vendi ndodhen përpara një udhëkryqi të ri politik, teksa mblodhi këtë të enjte grupin parlamentar socialist. Në fjalën e tij, Rama theksoi se megjithëse ekonomia po ecën me ritme të qëndrueshme dhe Shqipëria, sipas tij, po shkëlqen në arenën ndërkombëtare, momenti aktual kërkon disiplinë dhe vendimmarrje të fortë.

“Jemi në një udhëkryq të ri. Ekonomia po riafirmon një rritje të qëndrueshme, projektet janë më të shumta se kurrë, por përndryshe Shqipëria rrezikon të bëjë vendnumëro, duke humbur kohën më të çmuar dhe mundësitë më të mëdha që ka pasur ndonjëherë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore”, duke shtuar se vendi është më pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian se kurrë më parë. Ai u shpreh besimplotë se mazhoranca do ta kalojë këtë test, pavarësisht “bombave artizanale”, referuar si tensioneve në rrugë, ashtu edhe kritikave mediatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu