Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim nga BE për të vijuar më tej reformat kyçe dhe për të vijuar rrugën drejt integrimit në BE.

Lajmi i mirë është dhënë nga Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Europian, Marta Kos. Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Kos thekson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin parafinancim sipas planit të BE.

Sipas saj kjo do të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

Postimi i Kos:

Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes 🇪🇺!

Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në./vizion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu