
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga Darëzeza, Fier, duke pasqyruar situatën e krijuar nga reshjet intensive që kanë përfshirë vendin dhe angazhimin e strukturave për menaxhimin e prurjeve të larta të ujit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3, ashtu si të gjithë hidrovorët në territorin e Shqipërisë, kanë qenë në funksion të plotë dhe pa ndërprerje gjatë ditëve të fundit, me qëllim lehtësimin e situatës në zonat e prekura, veçanërisht ato bujqësore.
“Darëzezë, Fier – Hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3, të cilët, ashtu si të gjithë hidrovorët në të gjithë territorin e Shqipërisë, kanë qenë në punë pa ndërprerje gjatë reshjeve intensive, për menaxhimin e prurjeve të larta dhe lehtësimin e situatës në zonat bujqësore”, shkruan Kryeministri Rama.
Pamjet e publikuara tregojnë funksionimin e pandërprerë të hidrovorëve, në një kohë kur reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në disa zona të vendit. Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.






