Për disa javë në mesin e sezonit turistik Vlora kundërmonte vjet nga era e plehrave të djegura.  I njëjti skenar po përsëritet edhe këtë vit, gati në të njëjtën kohë me saktësi.

Kjo vatër që ndot mjedisin është një ndër dhjetëra të tilla që mbeten aktive në të gjithë vendin ku sipas ministrisë së mbrojtjes janë shuar 17 vatrave  të tilla orët e fundit.

yacht hotel sarande

Prej ditës së djeshme vijon puna nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj të bashkisë Tropojë. 100 Forca të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve të nisura prej dje, të forcave dhe kapaciteteve operacionale të pushtetit vendor të mbështetura nga 3 helikopterët e KFOR bashke me një ekip nga Kosova. Falë këtyre përpjekjeve është bërë e mundur shmangia e rrezikut për banesat e lagjes Hajdarmataj.

Po ashtu puna e forcave operacionale ka bërë që të shmanget kalimi I flakëve drejt banesave në vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe fshatin Torovicë, në bashkinë Lezhë, ku gjithshtu janë angazhuar në ndihmë të pushtetit vendor efektivë të FA.

Po punohet nga frocat në një tjetër vatër aktive në fshatin Hoten, Vau Dejës, në vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Vlorë, për të cilin janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku të mbështetura nga kapacitete të pushtetit qëndror si dhe në një vatër zjarri në bashkinë Konispol, fshati Shalës.

Ndërkohë ministria e brendshme deklaroi se janë arrestuar autorët e zjarreve në Rrogozhinë e Kavajë dhe një video e publikuar tregon policinë që ndjek këmba-këmbës piromanët.

B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore, si dhe janë djegur sipërfaqe pyjore;

-Z. S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj.

“Dua të rikujtoj se zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim. Policia dhe strukturat e tjera vartëse të saj, do të kenë tolerancë zero në këtë drejtim”, nënvizon ministri ministri Taulant Balla, në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka një apel për gjithë qytetarët, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu