
Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë vijon në “PGE Narodowy”, me kuqezinjtë që kanë marrë avantazhin dhe janë shumë pranë një rezultati historik në play-off të Botërorit.
Pas një fillimi të vështirë, ku Polonia dominoi në mbajtjen e topit dhe krijoi disa raste me Lewandowskin, Shqipëria u rrit gradualisht në lojë, duke fituar terren dhe besim në fushë.
Momenti vendimtar erdhi me Arbër Hoxhën, i cili arriti të ndëshkojë vendasit dhe të “heshtë” stadiumin në Varshavë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Sylvinhos.
Kuqezinjtë po menaxhojnë me kujdes lojën në këto minuta, ndërsa Polonia është hedhur e gjitha në sulm në kërkim të barazimit.
Në fushë po zhvillohet një duel shumë i fortë fizik dhe taktik, me Shqipërinë që po tregon organizim dhe disiplinë të lartë.
Minutat e mbetura pritet të jenë vendimtare për fatin e këtij takimi historik.






