Shqipëria ka marrë masa që të mbrojë konsumatorët shqiptarë nga rreziku që vjen nga sëmundja e shpendëve në Brazil. Përmes një urdhri të posaçëm Ministria e Bujqësisë, ka vendosur të ndalojë importin dhe tranzitin për në territorin e Republikës së Shqipërisë të shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24 orësh; mishit të freskët nga shteti i Brazilit për shkak të sëmundjes së pesudopestit të shpendëve që ka prekur këtë shtet.

Po ashtu ndalohet importi i materialit biologjik të shpendëve të pa shoqëruar me test diagnostik PCR, që vërteton mosprezencën e virusit; vezëve dhe produktet e vezëve të shpendëve, ku nuk është siguruar shkatërrimi i virusit të pseudopestit; produktet e mishit të shpendëve të patrajtuar termikisht.

yacht hotel sarande

Sipas urdhrit, importi i këtyre produkteve lejohet vetëm nga zona dhe kompartamente të shtetit të Brazilit, të cilat nuk kanë pasur njoftim të sëmundjes së pseudopestit të shpendëve për 12 muajt e fundit. Certifikata veterinare të duhet të garantojë origjinën e ngarkesës së ardhur dhe institucionet kompetente duhet të jenë vigjilente për të monitoruar këtë situatë.

Sëmundja e pseudopestit kosniderohet si akute për shpendët dhe shumë ngjitëse, duke sjellë si pasojë infektimin e lartë.

Referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT, në muajin qershor të vitit aktual importuam 268.4 milionë lekë kafshë të gjalla nga Brazili, ku përfshihen të gjitha kategoritë. Ndërsa në periudhën janar – qershor të këtij viti, vlera e importit të kafshëve të gjalla nga Brazili arriti në 1.4 miliardë lekë.

Gjatë vitit 2023, Shqipëria ka importuar nga Brazili mish në vlerën e 2.8 miliardë lekëve, me një sasi prej afro 12.5 mijë ton.

Të dhënat konfirmojnë Brazilin si partnerin kryesor të Shqipërisë sa i takon importit të produkteve të mishit./Javanews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu