Shqipëria mbylli sot fazën e grupeve të kualifikueseve të Botërorit 2026 me një humbje 0-2 ndaj Anglisë, në një ndeshje ku rezultati nuk ndikonte në objektivin historik të arritur: kualifikimin në play-off për herë të parë.

Trajneri Silvinjo vendosi të mos rrezikojë titullarët e rrezikuar nga pezullimet. Mitaj dhe Shehu mbetën jashtë liste, ndërsa Ajeti e Manaj nisën nga stoli. Bajrami ishte i vetmi titullar i “padiskutueshëm” në fushë nga emrat kryesorë. Aliji dhe Ramadani morën vendet e mungesave në rreshtim, ndërsa në sulm Uzuni u vendos në qendër me Hoxhën e Bajramin në krahë.

Në kampin anglez, Tomas Tuhel nuk kurseu askënd: Stouns, Rajs, Bellingam dhe Kejn u aktivizuan që në fillim, duke dhënë sinjalin se Anglia synonte fitore të pastër.

Si u vendos ndeshja

Pjesa e parë u mbyll 0-0 falë ndërhyrjeve të mira të Strakoshës dhe tentativave të guximshme të Hoxhës e Bajramit. Por presioni i anglezëve u shpërblye në pjesën e dytë.

74’ – Harry Kejn përfitoi nga një devijim i Alijit pas goditjes së këndit dhe shënoi nga afër.
82’ – Kejn sërish, këtë herë me kokë pas një krosimi perfekt të Rashford, vulosi ndeshjen dhe fitoren e Anglisë.

Shqipëria pati mundësitë e veta, përfshirë një gjuajtje të rrezikshme të Hoxhës dhe dy aksione të mira nga Bajrami, por pa mundur të konkretizojë.

Në minutat e fundit, Broja u detyrua të largohej i dëmtuar, duke shtuar shqetësimet e skuadrës për play-off-in e marsit.

Rezultati final

Shqipëri – Angli 0-2
⚽ 74’, 82’ Kejn

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj (25’ Balliu), Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi (84’ Pajaziti), Bajrami (75’ Broja), Hoxha, Uzuni.
Trajner: Silvinjo

Anglia: Henderson, Kuansah, Bërn, Stouns, O’Rajlli, Uarton (75’ Rashford), Rajs (62’ Saka), Bouen (75’ Anderson), Bellingam (84’ Roxhers), Eze (62’ Foden), Kejn.
Trajner: Tomas Tuhel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu