15 tetori do të shënjojë një hap të rëndësishëm për vendin tonë sa i takon rrugëtimit europian. Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë. Takimi do të mbahet në Luksemburg, ndërsa po në këtë datë mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

yacht hotel sarande

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitullin e parë: Bazat, duke përfshirë fushat e mëposhtme dhe kapitujt e negociatave :
Reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Negociatat për grupin Bazat hapen së pari dhe mbyllen së fundi. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave./Shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu