Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lidhen mes tyre me një pikë të re kufitare. Bëhet fjalë për pikën që do të krijohet nga ndërtimi i Korridorit 8, punimet e së cilit po vijojnë nga të dyja vendet njëkohësisht.
“Ndërkohë që ne ndërtojmë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, edhe Maqedonia e Veriut ndërton në drejtim të Shqipërisë për t’u bashkuar në pikën e urës së Bushtricës që do të jetë edhe pika e re kufitare e cila do të bëhet përmes një tuneli”.
Teksa inspektoi punimet që po realizohen në lotin 3 të rrugës së re Elbasan – Qafë Thanë, Balluku theksoi se projekti parashikon edhe disa vepra arti, siç është edhe ndërtimi i dy urave 200 metra të gjatë e cila do të lidhet me një tunel.
Balluku dha lajmin se ndër projektet infrastrukturore që do të ndërtohen është edhe hekurudha Fier-aeroporti i Vlorës – Vlorë.
“Të gjitha projektet janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, siç është ndërtim i i hekurudhurës së re që do të lidhet me aeroportin e Vlorës”.
Aksi Elbasan – Qafë Thanë është ndarë në 8 lote, në 3 prej të cilëve punimet kanë avancuar më shumë./klan