
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ishte në një takim elektoral në zonën e “Ali Demit”. Lideri politik Endri Shabani u shpreh se duhet prishur rrjeti i merimangës që ka zaptuar Tiranën dhe Shqipërinë.
“Në këtë lagje, kam parë prindërit e mi që thonin ‘Shqipëria si gjithë Europa’. Tani edhe më pesimisti nuk e mendon kështu. Po çfarë i mungon Shqipërisë të ishte si Sllovenia apo vendet baltike?
Rrjeti i merimangës ka penguar gjithçka. Nuk është një parti, por një rrjet që ka kapur gjithçka, rasti më tipik është Ali Demi. Fijet e krimit dhe të fortëve morën fushën dhe i bën pallate. Këtu ishte tregu elekrik, por erdhi rrjeti i 5D që ndërhyri.
Si mund ta presim rrjetin e merimangës? Kemi një mision për të marrë 6 nisma. Kemi çuar në burg deputetë e ministra, duam ta shpërbëjmë këtë rrjet me këta nisma.
1.Në ekonomi do të anulojmë ligjin për kontrata strategjike.
2.Do të anulojmë e PPP
3.Vetëm dy mandate dhe largim
4.Decentralizimi i arsimit, drejtorët me meritokraci jo emërim
5.Sigurinë shëndetësore, me siguracion ku trajtohen të gjithë
5.Plan urbanistik me referendum, taksim zero për familjet e reja
(BalkanWeb)