Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në Air Albania në orën 20.45 vjen si vizitor Ukraina, një kundërshtar që e mundëm në 7 Shtator në Prage 1-2 por që e ka rritur ndjeshëm performancën në grup pas asaj ndeshjeje.Ismajli dhe Asani na dhane 3 pikët në ate ndeshje ,me këte të fundit që sot pritet të mungojë për shkak dëmtimi në sfiden ndaj Cekisë. Për Sylvinjon dhe të besuarit e tij do të jetë një duel ku do të kërkohet fitorja për të shpresuar më pas te vendi i parë në grup ose minimalisht të ruhet vendi I dytë që të con në “Play-Off” për të diskutuar më pas përmes tij edhe ngjitjen në Ligën A. Gjithcka do të varet edhe nga dueli tjetër I grupit Ceki-Gjeorgji që luhet paralelisht, pasi nëse cekët fitojne, vendi I pare ne grup do te jete I tyre. Por Kombëtarja jonë në një ndeshje gjithcka per gjithcka si kjo, rrezikon edhe zbritjen një lige me poshtë nëse sot mundet pasi do të ishte automatikisht e fundit e grupit. Nëse Asani nuk ja del zëvendesuesi I tij pritet të jete me shumë mundësi Seferi por edhe Muci dhe Hoxha luajnë shanset e tyre për një fanelle titullari. Lajm I mirë është rikthimi I Dakut nga pezullimi që do të jetë titullar pasi Tuci konsumoi shumë energji në ndeshjen ndaj Cekisë. Bajrami nuk ndryshon nga pozicioni I tij, ashtu si edhe pjesa tjeter e formacionit që me gjase do të konfirmohet nga Silvinjo. Strakosha ne portë, Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj në mbrojtje ndërsa Ramadani, Laci dhe Asllani ns mesfushs. Stadiumi Air Albania pritet të jetë sold out edhe në këtë duel final të Ligës së Kombeve.