Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 1-2 në Tiranë nga Ukraina dhe në sezonin e ri të Nations League do luajë në Ligën C, duke e mbyllur Grupin B1 me shtatë pikë në vendin e fundit.
90+5′ Mbyllet 1-2 ndeshja në Tiranë.
90′ Pesë minuta shtesë.
89′ Zëvendësimi i fundit te Shqipëria. Seferi merr vendin e Laçit.
87′ Ukraina rrezikon me Nazarenko, gjuajtja ndalet nga portieri Strakosha.
78′ Nedim Bajrami merr një top të shkëlqyer nga Asllani, por gjuajtja devijohet dhe shkon jashtë.
77′ Largohet nga fusha Ramadani dhe në vendin e tij futet Tuci, ekip sulmues nga Sylvinho.
75′ Nedim Bajrami nuk gabon nga penalltia, duke mposhtur portierin Trubin. Shqipëri 1-2 Ukrainë, rihapet ndeshja.
58′ Uzuni provon me të majtën, por gjuajtja nuk ka koordinatat e duhura dhe shkon jashtë.
49′ Ernest Muçi i pafat. Dëmtohet dhe lë fushën e lojës. Në vend të tij Hoxha.
46′ Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te Shqipëria. Uzuni dhe Bajrami në fushë, marrin vendin e Dakut dhe Asanit.
45+1′ Mbyllet 0-2 pjesa e parë.
45′ Ernest Muçi i afrohet supergolit pas një lëvizje të bukur jashtë zone, por gjuajtja shkon ngjitur me shtyllën.
40′ Mudryk shpërdoron një rast të mirë pranë portës së Strakoshës, duke gjuajtur jashtë.
26′ Strakosha i mohon golin e tretë Ukrainës. Portieri i Shqipërisë reagon mirë ndaj gjuajtjes së Sudakov.
25′ Qazim Laçi i afrohet golit. Mesfushori provon me një gjuajtje të fortë në zonë, por topi gjen rrjetën e jashtme.
18′ Mundësi e mirë për kuqezinjtë. Daku merr një top në mesfushë dhe pason për Muçin, por ky i fundit bllokohet nga Zinchenko në zonë.
10′ Miqtë e nisin takimin vrullshëm me dy gola të shpejtë. Yaremchuk nuk fal në zonë me kokë, duke mposhtur sërish Strakoshën
5′ Aksion i bukur nga miqtë, Zinchenko mposht Strakoshën me të majtën. Ukraina në avantazh.
1′ Nis ndeshja në ‘Air Albania’.
Kryeqyteti është veshur kuqezi, me këngë patriotike, festë dhe flakadanë. Edhe këtë herë tifozët e Kombëtares nuk e kanë lënë vetëm ekipin dhe në stadium pritet që numri i tyre të jetë më shumë se 21 mijë.
Në një grup ku llogaritë janë të hapura për këdo ekip, një sy do jetë edhe në përballjen paralele mes Çekisë (8 pikë) dhe Gjeorgjisë. Të ndodhur në vendin e tretë me pikë të barabarta me Gjeorgjinë (7), Shqipërisë i vlejnë tri pikët.
Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n vendosën që para ndeshjes Shqipëri – Ukrainë të mbahej një minutë heshtje në nderim të Martin Canit, 14-vjeçarit të Dinamos U-15 që u vra pas një sherri me bashkëmoshatarët.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Muçi, Daku Trajner: Sylvinho
Ukraina (4-1-4-1): Trubin; Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konopia; Kaliuzhnyi; Mudryk, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak; Yaremchuk Trajner: Sergiy Rebrov
Sylvinho ka rigjetur Dakun në majën e sulmit, i cili vjen nga një pezullim për shkak kartonash. Ndërkohë nga minuta e parë Jasir Asani dhe Muçi. Katër futbollistë që kanë qenë në grumbullim me Kombëtaren nuk do munden të jenë në fushë, pasi Sylvinho i ka dërguar në tribunë. Simon Simoni, Adrian Bajrami, Feta Fetai dhe Andi Hadroj nuk do jenë të gatshëm sot.
Gjyqtarët nga Portugalia
Arbitri kryesor do të jetë portugezi João Pedro da Silva Pinheiro, ndërsa asistentët e tij Bruno Miguel Alves de Jesus dhe Luciano António Gomes Maia. Edhe gjyqtari i katërt João António Ferreira Gonçalves është nga Portugalia.
Përballjet direkte
Ndeshja Shqipëri – Ukrainë është përballja e tetë mes dy skuadrave. Kuqezinjtë kanë fituar një duel, atë të tre muajve (7 shtator) më parë 1-2 me përmbysje, ndërsa kanë marrë edhe një barazim. Pesë sfidat e tjera kanë folur për ukrainasit. Gjashtë gola kanë shënuar tanët në portën e Ukrainës, kundrejt 14 të pësuarve.