Në total janë shënuar mbi 1.600 aksidente rrugore, ku afro 90 për qind e tyre kanë ndodhur si pasojë e drejtuesit.
Shqipëri, në 100 aksidente rrugore, 10 përfunduan me fatalitet / Photo: ATA
Në vitin 2024 numërohen 1.666 aksidente rrugore, nga të cilët janë aksidentuar 1.525 persona.
Referuar raportit të INSTAT-it gjatë periudhës janar-dhjetor 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10.5 për 100 aksidente, nga 14,9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 0-24 dhe 25-34 vjeç, duke zënë secila nga 24,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
TRT Balkan