Kuqezinjtë dominuan ndeshjen që nga minuta e parë, dhe golin vendimtar e realizoi Asllani nga penalltia në minutën e 25’.

Megjithë disa raste të rrezikshme për golin e dytë nga Bajrami, Manaj e Gjimshiti, portieri Strakosha dhe mbrojtja mbajtën portën e paprekur, duke siguruar tre pikët e çmuara.

Kjo fitore ngre Shqipërinë në vendin e dytë të Grupit K, në zonën e Play-Off-it, pas fitores 5-0 të Anglisë ndaj Serbisë. 🇦🇱⚡

Rezultati përfundimtar:
Shqipëria 1-0 Letoni
Gol: Asllani (P) 25′

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu