Tiranë -Maturantët në të gjithë vendin dhanë këtë të hënë (3 Qershor) provimin e parë të maturës, atë të gjuhës së huaj. Ethet e provimeve kanë kapur më
së shumti maturantët që do konkurojnë në shkollat shtetërore sepse ata që kanë prindërit me para, janë më të qetë sepse do ndjekin universitetet private ose do studiojnë jashtë. Provimi i parë sërish u ndot nga një garë se kush e nxjerr i pari tezën, një garë vetëm për klikime që lë jashtë problemin e vërtetë. I pari është cilësia e nxënësve që është shumë e ulët, dhe u dyti problemi më i madh që është Shpopullimi. Disa naivë të vegjël luftëtarësh në rrjetet sociale mundohen ta theksojnë problemin tek një tezë e fotografuar nga ndonjë kopjac.
“Dëbimi” i shqiptarëve
Ata që drejtojne vendin janë shumë të lumtur që debati të futet në këtë drejtim sepse i ikin të vërtetës së madhe që këtë vit në provimet e maturës janë 2.000 nxënës me pak. Gati 4 shkolla janë mbyllur vetëm në një vit. Në vitin 2014 kur socialistët morrën pushtetin në shkolla numëroheshin 46 mijë maturantë ndërsa në 2024 janë 28 mijë maturantë. Me këtë rritëm rënie socialistët duhet të “mburren” se në 12 vitet e pushtetit të tyre arritën të përgjysmojnë nxënësit nëpër shkolla.
Rënia e lindshmërisë ka nisur me kohë për shkak të krizës ekonomike, por aftësia e Rilindjes për t’ja bërë të padurueshme jetën shqiptarëve ka për të mbetur epokale. Eshtë me të njëjtin nivel shkatërrimi për kombin si pushtimi otoman i trojeve të Arbit. Kjo mund të duket shumë folklorike por shifrat nuk gënjejnë. Nga 46 mijë maturantë që numëronin gjimnazet në kohën kur Lindita Nikolli morri në vitin 2013, aktualisht janë 28 mijë. Mesatarisht 2 mijë nxënës me pak çdo vit.
Shkatërrimi i Arsimit shqip
Reaksioni i shkatërrimit shkon zinxhir sepse në 11 vite pushtet të Rilindjes, jo vetëm që nuk riparuan dëmet e krijuara nga qeveria e djathtë e Berishës që ngriti Universitetet kërpudha që shisnin diploma, por i zbrazi edhe ato universitete shtetërore dhe private.
Në shkolla ka gjithmonë e më pak nxënës, sepse;
Shqiptarët ikin se nuk gjejnë dot punë të denjë as në shtet dhe as në privat. Nuk bëjnë dot një biznes sepse taksat e vërteta, taksa e korrupsionit, apo taksat nga kriminelët i pengojnë ata të rriten. Nuk gjëjnë dot shërbim mjekësor për veten dhe familjen, sepse duhet të presësh apo të paguash. Ironikisht edhe investimi më i mirë në Shëndetësi, spitali i Urgjencave u mbyll sepse telat e “korrupsionit” u dogjën pa nisur mirë punë spitali. Ikin se shkollat janë në cilësi skandaloze. Ministrat me rradhë shkojnë të mburren në ndonjë shkollë të re në Tiranë apo qytetet e mëdha, por periferitë? Po fshatrat? Po zonat e thella malore? Nuk mund të bëhesh patriot që të rrish në vendin tënd nëse duhet të jetosh në një vend pa mjek, pa shkolla, ma mësues.
Çfarë po ndodh?
Në të gjithë vendin po mbyllen me shpejtësi shumë shkolla.Arsyeja është se s’ka më fëmijë, shqiptarët lindin më pak, ose ikin që të lindin fëmijët e tyre në perëndim. Rrjedhimisht në maturën shtetërore do ketë më pak nxënës, sepse të gjitha qeveritë e Rilindjes kanë punuar fort për këtë ditë të zezë. Mespec.al