Shkaku i shpërthimit të nëndetëses Titan ishte inxhinieria e dobët dhe mungesa e testimeve të duhura sipas raportit të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit në SHBA. Titan u shpërthye në qershor 2023 duke shkaktuar vdekjen e pesë personave përfshirë CEO-n e OceanGate Stockton Rush
Raporti zbuloi se procesi i projektimit ishte i papërshtatshëm dhe nuk përmbushte standardet e qëndrueshmërisë. Nëndetësja nuk ishte testuar siç duhet dhe kompania nuk e dinte forcën e saj reale. Titan ishte e dëmtuar para udhëtimit të fundit dhe duhej të ishte hequr nga përdorimi
Kultura e sigurisë në OceanGate ishte e dobët. Disa punonjës thanë se siguria ishte prioritet por të tjerë përfshirë një ish-drejtor dhe një teknik raportuan se shqetësimet për dizajnin shpesh injoroheshin. Teknikët shprehën shqetësime për modelin e biznesit të kompanisë që pranonte klientë si “specialistë misioni” për të shmangur rregullat që ndalojnë transportin e pasagjerëve në mjete eksperimentale
Titan ishte ndërtuar me fibra karboni dhe titani dhe u shpërthye në një thellësi prej 3363 metrash. Pas incidentit OceanGate ka ndërprerë përgjithmonë operacionet e saj
NTSB rekomandon që Rojat Bregdetare të SHBA të kryejnë një studim mbi vlerësimin e mjeteve nën presion që transportojnë njerëz dhe nëse dalin nevoja për ndryshime të përditësohen rregulloret për sigurinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu