Një shpërthim ka ndodhur në Postën e Kosovës, në zonën Zveçan të Mitrovicës së Veriut, pak minuta pas mesnate.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, ku në këtë postë ka shpërthyer një granatë dore, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale. Sakaq, nuk raportohet për persona të lënduar.

Banorët e zonës janë evakuuar nga autoritetet, me qëllim sigurinë e tyre.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, në zyrë ishin hedhur dy granata, një prej të cilave ende ishte e pa shpërthyer, por me ndërhyrjen e forcave blu, është bërë shpërthimi në mënyrë të kontrolluar.

Rasti po hetohet nga njësitë anti-terrorizëm në Kosovë.

Sakaq, nuk dihet arsyeja e vendosjes së granatës në postë, as autorët.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Hidhet mjet shpërthyes (granat dore) në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan
Mitrovicë Veri , 01 Prill 2025
Me datën 01.04.2025 rreth orës 00:20 person/a të panjohur kanë hedhur dy (2) granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan. Si pasojë e shpërthimit të njërës granat janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Njësitet policore relevante pasi kane dale ne vend te ngjarjes kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer, ku ne lidhje me këtë njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit te ngjarjes, ndërsa banoret janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.
Njësia anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.
Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit.

/tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu