
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në momentin që shtetasi E. B., 38 vjeç, ka ndezur automjetin e tij.
Si pasojë e shpërthimit, 38-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm të vendosjes së eksplozivit.
Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe motivet e mundshme të atentatit.







