Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 23:00 në qytetin e Lezhës, brenda një lokali  byrektore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e lokalit, ndërsa janë thyer xhamat e tre automjeteve të parkuara pranë tij.

Gjithashtu, dëmtime janë konstatuar edhe në dy biznese ngjitur, duke rritur bilancin e dëmeve në zonë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij shpërthimi.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen persona të lënduar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu