Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Si pasojë e këtij shpërthimi, është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Lexo edhe:
Shpërthimi në gypin e Ibër-Lepencit, KEK: S’kemi informacione të sakta
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ndërkohë, mediumi serb Kosovo-Online, ka publikuar pamje pas shpërthimit.
Kryeshefi i Ndërmarrjes ‘Ibër-Lepenci’, Faruk Mujka e ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim në Zupcë të Zubin Potokut.
Sipas Mujkës, një mjet shpërthyes është hedhur në kanal dhe ka dëmtuar një urë, ku një e murit ka rënë komplet.
Mujka ka konfirmuar se tani duhet të ndalet furnizimi me ujë dhe të sanohet problemi.
“Po një mjet shpërthyes ëshë gjuajtur në kanal, është një urë që është dëmtuar dhe ka ra krejt komplet një muri. Duhet me u ndalë uji duhet me u sanu dëmi. Duhet sa më shpejt, sepse furnizohen ujësjellësit, furnizohet KEK-u, është kanali kryesor. Uji është ndalur, derisa të bëhet sanimi i dëmit” – ka thënë Mujka për kallxo.
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Lista Serbe: Kërkojmë nga KFOR-i dhe Eulex-i hetim të menjëhershëm
Pas shpërthimit të fuqishëm në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit ka reaguar Lista Serbe e cila e ka dënuar këtë akt.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se ‘ky sulm ka rrezikuar ujësjellësin e qytetarëve tanë dhe ka shkaktuar trazira për serbët në veri të Kosovës’,
“Ne duam të konstatojmë qartë se ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe Eulex-i hetim të menjëhershëm lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ujësjellësi “Mitrovica”: Është ndërprerë furnizimi me ujë, shkak dëmtimi i kanalit të Ibër Lepencit
Për shkak të dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër Lepencit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes,
KRUM shton se nga ky kanal furnizohen me ujë të pa përpunuar.
“Prandaj, ju lusim që të siguroni rezerva të ujit të pijes. Për çdo zhvillim të ri ne do u mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.
Kanali i Ibër Lepencit është dëmtuar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Rasti u konfirmua nga Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani për media.