Të paktën 12 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit në një fabrikë municionesh në veri-perëndim të Turqisë, ka raportuar BBC-ja të martën.
Disa persona janë lënduar, e autoritetet turke njoftuan se shpërthimi ndodhi në orën 08:25, në departamentin e prodhimit të kapsulave.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya ka thënë se ende s’dihen shkaqet e shpërthimit.
Është përjashtuar mundësia e sabotimit të brendshëm të punës.