Shkodër, 29 dhjetor 2025 | 10:36 – Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka ndodhur në hyrjen e një pallati në zonën e Perashit, në Shkodër, duke shkaktuar vdekjen e një personi. Viktima ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

Sipas informacioneve paraprake, fillimisht dyshohej se shpërthimi kishte ardhur nga boksi elektrik i godinës, por verifikimet e mëvonshme kanë konfirmuar se bëhet fjalë për tritol. Punonjësit e OSHEE-së kanë sqaruar se ngjarja nuk lidhet me rrjetin elektrik.

I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por për shkak të plagëve të rënda, nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, motivet dhe autorët e mundshëm të shpërthimit.

Autoritetet po këqyrin kamerat e sigurisë në zonë dhe po marrin në pyetje banorë e dëshmitarë për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë kriminale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu