Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në një banesë në zonën e Laknasit, Tiranë. Mësohet se lënda plasëse shpërtheu në ambientet e jashtme të banesës së një 72-vjeçari. Nga kjo ngjarje për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:
Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I., 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu