
Pak çaste më parë është raportuar për një shpërthim të fuqishëm në Kamëz. Banorë të zonës kanë treguar për redaksinë e aia.al se shpërthimi, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga lëndë plasëse (tritol), është dëgjuar me intensitet të madh dhe ka krijuar panik në zonën e Institutit.
Shpërthimi është dëgjuar në Paskuqan, Astir, Laprakë.
Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale. Forcat e rendit pritet të japin informacionet e para në orët në vijim.