Pamje shqetësuese nga qyteti i Elbasanit janë publikuar në media ku duket se si kanë shpërthyer ujërat e zeza në mes të qytetit.

Tubacionet e ujerave që kanë shpërthyer janë në kryqezimin prane klinikes dentare në qëndër të qytetit.

Makinat e shumta që kalojnë në rrugë bëjnë edhe shpërndarjen e këtyre ujërave në një hapësirë më të gjerë duke sjellë ndotjen gjithandej.

Ndërkohë që institucionet duket që akoma janë më pushime pasi nuk ka asnjë reagim as me mjete as me njerëz që të ndalojnë rrjedhjen e ujërave të zeza në qendër te Elbasanit./Syri.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu