
Një 21- vjeçar i identifikuar si Florian Gjonça është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi shpërndante lëndë narkotike në doza me qëllim shitjen në lokalet e natës. Blutë kanë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha lagjet dhe akset hyrëse e dalëse të qytetit
Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara, janë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:
Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. 21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.