Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 8 muaj burg të ish-kryebashkiakes së Libohovës Luiza Mandi, për shpërdorim detyre. Në ndryshim nga Shkalla e Parë, Apeli ia pezulloi dënimin me burg duke e konvertuar në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga një qytetar i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën Alba Kosntruksion për kryerjen dhe zhvillimin e zonës.

Duke u njohur me këtë fakt qytetari ka kontaktuar vetë me kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij, si dhe duke pastruar dherat dhe inertet që ishin hedhur.

Por gjatë përfundimit të punimeve denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, por ndërtimi ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij.

Në këto kushte prokuroria e posaçme nisi hetimet dhe sekuestroi projektin në fjalë ku është konstatuar se ishin cenuar pronarët e tokës nga Libohova.

Sipas shkresave, gjatë zhvillimi të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit çka ka sjell dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lek./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu