Tiranë – Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e Zisë Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohen Homazhet dhe Ceremonia Funebre Shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik dhe qytetarë të shumtë.

Sipas vendimit, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. Gjatë zhvillimit të ceremonisë, Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre.

Programi i Homazheve dhe Ceremonisë Shtetërore
📍 Pallati i Kongreseve, Tiranë

  • 08:30 – 11:00: Homazhe publike
  • 11:15 – 11:45: Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
  • 12:05: Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Në këtë mënyrë, vendi do t’i japë lamtumirën e fundit një prej figurave që la gjurmë të thella në historinë politike të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu