Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe shoqëruan në Polici një të mitur 12 vjecar.

yacht hotel sarande

Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babin e të miturit për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e 12 vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Specialistët për hetimin krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.

Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu