Të paktën krerë 50 bagëti, dhënë, ngordhën pasi u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Levan –Qarr.
Pronari i tufës së bagëtive, kërkon ndihmë nga shteti, pasi dëmi që i është shkaktuar nga aksidenti është i madh. Policia arrestoi 25-vjeçarin që shkaktoi aksidentin.
Një ditë pas aksidentit të mbrëmshëm në aksin rrugor Levan- Qarr, 40 krerêt e bagëtive të imëta vijojnë të jenë të ngordhura në anë të rrugës. Sipas përgjegjëses së shërbimit veterinar pranë bashkisë Fier, Melaize Korcari, ato do të groposen gjatë ditës së sotme, në Pishporo.
Ndërkohë pronari i tufës së deleve Fetah Murataj tregon se përvec 40 krerëve të ngordhur, 10 të tjerë janë të lënduara dhe rrinë shtrirë e po ngordhin duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik që shkonë mbi 10 milionë lekë të vjetra, duke apeluar për ndihmë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të dielës, teksa tufa me bagëti doli në rrugë duke i prerë rrugën një automjeti që drejtohej nga një 25-vjeçar. Ky i fundit u arrestua për shkak të konsumit të alkolit, ndërsa në aksident u lënduan dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjet./SYRI.net