Një aksident i rëndë është rregjistruar gjatë pasdites së sotme në fshatin Dragot të bashkisë së Belshit.

Burime nga vendngjarja bëjnë ne dije se aksidenti ndodhi në aksin Belesh -Kuçovë në fshatin Dragot. Të njënjtat burime bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin Henric Xherimeja 21 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.Në automjetin në fjalë ishin pasagjerë edhe shtetasit Saimir Kamberaj dhe Paula Mema. Kjo e fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e rrethit të Beratit dhe më pas për në Spitalin e Traumës në Tiranë .

yacht hotel sarande

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po mjekohen në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu