Gjykata Themelore në Shkup e ka liruar me kusht, ish ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin, i cili ishte arrestuar, më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.

Ramadani është treguar mirënjohës dhe ka falënderuar të gjithë ata që punuan për lirimin e tij.

yacht hotel sarande

“Dua qe ti përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi, bashkëkombasit e mi, vëllezër të gjakut këtu në Maqedoninë e Veriut e gjithandej ku ka shqiptarë, që treguan interes dhe kujdes për situatën time. Jam mirë, rehat e shëndosh!

Ju përshëndes nga Çairi i Shkupit, ka shkruar Blerim Ramadani.

Për lirimin e tij ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari që ka qenë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut nga radhët e koalicionit VLEN.

Arben Taravari  e ka përshëndetur lirimin e Blerim Ramadanit.

“E përshëndes lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani! Lirimi i tij ishte një mision që e arritëm dhe liria e tij na gëzon të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook, të premten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu