
Kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti, shpalli fitoren në Çair, duke deklaruar se me këtë fitore ka nisur një klasë e re politike, ndërsa kundërshtarët “shkuan në pension”.
Në fjalimin e tij, Mexhiti theksoi:
“Në Çair fituan të gjithë shqiptarët. Sot dua të them me zë të qartë se fituan të gjithë shqiptarët. Urime pensionimin kundërshtarëve politikë. Fitorja jonë nuk është fitore personale, por fitore e një klase politike që sjell ndryshim. Faleminderit shqiptarë. Kjo është fitore e dinjitetit qytetar, e shpresës që qytetarët e kanë fituar me votë të lirë. Falënderojmë institucionet që garantuan një proces të qetë.