Një vatër zjarri e regjistruar orët e para të ditës së sotme në fshatini Derviçan, Dropull, ka djegur plotësisht një shtëpi ndërsa flakët kanë rrezikuar edhe banesat fqinje me të.
Zjarri është shfaqur rreth orës 01:37 në një banesë në të cilën për momentin nuk jetonte njeri. Kanë qenë banorët e fshatit Derviçan të cilët të alarmuar nga flakët dhe tymi kanë njoftuar për ndihmë Shërbimin Zjarrikës.
Krahas zjarrfikësve të bashkisë Dropull në vendngjarje kanë mbëritur edhe zjarrfikësit e Gjirokastrës sepse flakët masive kishin përfshirë shtëpinë ndërsa rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat e tjera në këtë zonë të Derviçanit.
“ U bë luftimi i flakëve me ujë të vazhdueshëm,izolimi dhe fikja e zjarrit pa lejuar depërtimin e tij në banesat pranë”, shprehen efektivët zjarrfikës.
Banesa ku u shfaq zjarri u dogj plotësisht ndërsa u arrit të evitohej dëmtimi i shtëpive të tjera./vizionplus