Një magazinë u shkrumbua nga flakët e zjarrit mesditen e sotme në fshatin Kakarriq të Lezhës.
Magazina e cila shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë u dogj e gjitha, ndërsa forcat zjarrëfikëse mbërriten menjëherë në vendin e ngjarjes për të parandaluar përhapjen e metejshme të zjarrit tek zonat e banuara.
Si pasojë e djegies së magazinës nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

Zjarri mëngjesin e kësaj të marte ka përfshirë dhe një hangar në fshatin Dardhë të Korçës.
Zjarri ka rënë rreth orës 04:00, në një ambjent që përdorej për mbajtjen e orendive shtëpiake, të cilat janë djegur totalisht.
Në këtë situatë, rrezikoheshin disa nga banesat pranë vendit ku ra zjarri por shërbimi zjarrfikës arriti ta izolonte në kohë. Në këtë rast dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme

yacht hotel sarande

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu