Shkrimtarja Elif Shafak duke dhënë intervistë në BBC

Shkrimtarja që jeton e shkruan në Britaninë e madhe, Elif Shafak tregon në një intervistë për BBC se çfarë e frymëzoi për romanin e saj më të ri “Edhe qielli ka lumenj”.

Në veprën e fundit autorja e njohur në mbarë botën për shumë romane si “Bastardja e Stambollit”, “40 rregullat e dashurisë”, “Qumështi i zi” dhe “10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme” etj, eksploron lidhjen e thellë mes kujtesës, identitetit dhe natyrës, sidomos lumenjve. Për shkak se në librat e saj trajton gjenocidin ndaj armenëve u detyrua që të emigronte nga Turqia në Britaninë e madhe nga ku mbron shumë çështje të të drejtave të njeriu, sidomos të grave dhe lirinë e shprehjes.

yacht hotel sarande

“Nëse je tregimtare nga një vend me demokraci të lënduar nuk mund të mos flasësh për politikë dhe vetëm për trillim…”

Buzë Tamizit, lumit që përshkon mespërmes Londrën, shkrimtarja 52-vjeçe rrëfen si e shkroi librin e fundit duke lënë hapur misteret që zgjojnë kërshërinë për ta lexuar.

“Deri në  moshën 10-vjeçare u rrita nga gjyshja e cila më tregonte legjendat e Ballkanit, Anadollit dhe Lindjes së Mesme.  Në folklorin e gojëdhënat e tyre, natyra ka një prani tepër të gjallë.

Njerëzit në vendet nga vij unë kanë shumë mungesa uji. Ne mendojmë se uji ndodhet kudo e marrim për të mirëqenë. Por doja të kuptoja si shkrimtare nëse mund të ngrija një histori mbi një pikë uji të vetme. Çdo gjë në këtë libër gërshetohet mbi një pikë uji që i bie një mbreti mbi krye mijëra vjet më parë.

Ne mendojmë se uji që rrjedh në Tamiz apo në Gang, Misisipi, Eufrat apo Senë është i ndryshëm, por është e njëjta pikë që qarkullon kudo, edhe në trupin tonë, kjo tregon se sa të lidhur jemi me natyrën” – shprehet në intervistën e saj për BBC shkrimtarja, Elif Shafak.

Romanet e Shafak kanë thyer rekordin e shitjeve të veprave të Orhan Pamuk në Turqi ndërsa konsiderohet si shkrimtarja më e njohur turke dhe është përkthyer në dhjetëra gjuhë të huaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu