Një grua 49-vjeçare u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpie në përfundim të një hetimi të kryer nga karabinierët në Romë. Gruaja e arrestuar akuzohet se ka braktisur nënën e saj 84-vjeçare, një grua me aftësi të kufizuara, vetëm në shtëpi që të mund të shkonte me pushime me fëmijët e saj. Gruaja e moshuar ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në Montelibretti ku dyshohet ae viktima ka vdekur nga uria.

Policia kishte shkuar në shtëpinë e gruas për të dorëzuar një dokument, por askush nuk u përgjigj. Të dyshuar për erën që vinte nga banesa, ata vendosën të hetojnë më tej. Më pas ata kryen një kontroll të perimetrit të shtëpisë dhe gjetën një dritare të hapur e cila u mundësonte hyrjen. Brenda, gjetën trupin e të moshuarës, të shtrirë në tokë. Mjeku ligjor ka konfirmuar se vdekja e 84-vjeçares daton disa ditë më parë.

yacht hotel sarande

 

Hetimet u ndalën menjëherë tek vajza 49-vjeçare, bashkëjetuese dhe përgjegjëse për kujdesin e të moshuarës, duke e braktisur, pa ushqim e ujë dhe pa asnjë celular për të thirrur për ndihmë. 49-vjeçarja akuzohet për braktisje të një personi të paaftë, si pasojë e të cilit humbi jetën e ëma e moshuar. 49-vjeçarja u ndalua nga karabinierët dhe u dërgua në Rebibbia ku gjyqtari hetues i Gjykatës së Tivolit vërtetoi arrestin dhe vendosi masën e arrestit shtëpiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu