Shkollat e mesme profesionale janë përzgjedhur këtë vit shkollor nga një numër i lartë të rinjsh, ku falë programeve cilësore të edukimit dhe praktikave profesionale, mundësitë për punësim janë gjithmonë e më të larta.

Një institucion me tradita i arsimit profesional është edhe  Shkolla e mesme profesionale Hoteleri – Turizëm, e orientuar me drejtim “Hoteleri – Turizëm” dhe “Teknologji – Ushqimore”, të cilën e vizitoi sot kryeministri Edi Rama.

yacht hotel sarande

Shkolla aktualisht operon me kurrikula të certifikuara të EHL shkollës së famshme të Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, e njohur si më e mira në botë për profilet e industrisë hoteliere, e cila tanimë do të përgatisë gjeneratën e re profesionistëve të biznesit të mikpritjes, për Shqipërinë 2030.

Programi është ndërtuar mbi ekspertizën zvicerane, duke ofruar një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e profesionistëve të ardhshëm të mikpritjes.

“Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer që të studioni në këtë shkollë, e cila siç kam pasur mundësi të shoh, është shumë mirë e pajisur. Ekipi është shumë i motivuar. Drejtorët dhe mësuesit tani të ngritur në standardet e shkollës së hotelerisë në Lozanë  që janë standarde me cilësi shumë të lartë, një përfaqësim i standardeve më të larta të Zvicrës. Pra mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për ju dhe të keni një të ardhme të shkëlqyer këtu në vend, ku ka një  kërkesë të madhe për njerëz të kualifikuar mirë në sektorin e mikpritjes dhe të turizmit.” – iu drejtua nxënësve ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, zonja Ruth Huber, e cila ishte së bashku me Kryeministrin Rama në këtë vizitë.

Ndërsa Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani tha se ambientet e shkollës janë investim në kuadër të projektit të binjakëzimit. “Është bërë një punë dy vjeçare që nga momenti kur ka ardhur EHL me gjithë grupin e konsulencës. Kemi dhe drejtorin e grupit të konsulencës, bëmë një analizë fizibiliteti, bëmë një studim dhe vizita me të gjithë aktorët e hoteleri-turizmit, duke filluar me menaxheret e hoteleve, me përfaqësues të universiteteve, të shkollave. Pra studiohet gjithë zinxhiri dhe pastaj vendosëm që fillimin e bashkëpunimit ta kishim në një shkollë profesionale, me shkollën Hoteleri – Turizëm të Tiranës që është një nga më të vjetrat.” – u shpreh ajo.

Kryeministri Edi Rama u takua dhe bisedoi me nxënës, të cilët demonstruan njohuritë e tyre në orët e praktikës profesionale. “Ju duhet vetëm besim dhe motivim nga ana juaj sepse faktikisht jeni në një nga shkollat më të mira të botës, në Tiranë, por falë binjakëzimin me EHL dhe falë vendosjes në këtë shkollë të standardeve dhe kurrikulave të EHL dhe falë shkëmbimeve me EHL, ju të merrni në fund atë diplomën tuaj, ju do jeni të shumëkërkuar nga tregu sepse do jeni me certifikatë zvicerane dhe do keni garancinë me vete që jeni më të mirët, por në të gjitha rastet mos harroni që në fund fare është çfarë ju do merrni që të fusni në kokë dhe për ta marrë dhe ta fusni në kokë e bëni vetëm ju.” – u shpreh kryeministri Rama, teksa theksoi se botëkuptimi për industrinë e turizmit po ndryshon dhe zhvillohet përditë. 

“Ne na duhet që këta të rrinë në Shqipëri kështu që do të keni mundësinë që ta vendosni rrogën sa të doni ju ose pastaj të shkoni tek tjetri dhe tu thoni “Kjo është paga që kërkoj unë” si lojtarët e Champions Leagues dhe për hir të vërtetës, pagat në industrinë e turizmit janë rritur shumë dhe po  rriten çdo muaj sepse kërkesa është shumë e lartë, nevoja është e jashtëzakonshme, por edhe botëkuptimi i industrisë po ndryshon përditë sepse po kuptojmë përditë që në fund të ditës mund të kesh hotelin më të bukur të botës por nëqoftëse nuk ke aty stafin që di të shërbejë….

Ne jemi shumë të kënaqur, shumë të inkurajuar nga ky zhvillim pozitiv që është shumë historik me të vërtetë për të gjithë të ardhmen e industrisë dhe për hir të vërtetës unë personalisht kam perceptuar dhe një gjë, që në të katërtat anët këtu merr buzëqeshje. Kjo tregon që keni filluar të ndryshoni dhe të silleni edhe në orët jashtë mësimit sikur keni përballë klientë që duhet të dalin të kënaqur dhe unë po dal shumë i kënaqur nga gjithë këto buzëqeshje. Shumë faleminderit dhe jam i bindur që nuk më doni të gjithë, por buzëqeshjet i keni sepse kështu duhet të jetë. Nuk është puna ta duash ti klientin, puna është klienti të të dojë ty dhe të thotë “Do të shkoj tek ajo tavolina sepse më shërben”.” – u shpreh kryeministri Rama në bisedën me nxënës e mësues të shkollës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu