Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qëndruar sot në Shkodër. Ai mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali”.

“Kjo shkollë është krijuar pak muaj pas shpalljes së Pavarësisë. Pra, kjo shkollë ka lindur nga njerëz patriotë, njerëz që i kanë dhënë Shkodrës para shumë qyteteve të tjera të Shqipërisë, një dritë dije, dashurie për kulturën, që për fat të keq ka ardhur duke u zbehur dhe tretur posaçërisht dekadat e fundit.

Këtu është vendosur një gur themeltar i historisë së qytetit, dijes, kulturës, vendit, Shkodrës dhe qytetarisë. Shkodra e meritonte këtë projekt. Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, kjo këtu është ndër më të bukurat.

Shkodra dhe kjo shkollë e meritonte këtë projekt të veçantë, që do i shërbejë arsimimit. Ne kemi edhe 450 shkolla të tjera të ndërtuara, me cilësi dhe ndër më të mirat në Europë, por kjo do jetë më e bukura. Do ketë pajisje të shkollave me laboratorë inteligjentë dhe që nga 300 që janë aktualisht të shkojnë në 900 dhe do shohim laborator inteligjent së shpejti edhe në këtë shkollë. Por edhe në shkolla të tjera po punohet për transformim tërësor, me ambiente sportive dhe më gjerë. Janë edhe investime të qeverisë shqiptare.

Përtej mureve që ndërtojmë, pajisjeve dhe ambienteve, shkolla fillon nga mësuesit. Mirëqenia e tyre është domosdoshmëri për të pasur shkollë të suksesshme. Kemi garantuar aspektin e sigurisë së vendit të punës së tyre, hyrja e mësuesve të jetë me meritokraci dhe me transparencë, kemi rritur ndjeshëm pagat e mësuesve, aktualisht është 950 euro dhe jam i vetëdijshëm se duhet më shumë dhe duhet të jetë më shumë, shpresojmë dhe besojmë se do shkojë së shpejti në 1250 euro dhe këtë mund ta arrijmë me rritjen ekonomike të qëndrueshme që ka vendi,” – tha Rama./(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu