Shkodra ka përkujtuar sot tragjedinë e ndodhur një vit më parë ku Alma Bushati Arrazi u vetëmbyt në ujërat e Bunës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, Ergesa, Gresi dhe Ardit Arrazi.

Për historinë që ka mbetur plagë në histori, nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza së bashku me përfaqësues të insitucionit dhe qytetarë u mblodhën në vendin e ngjarjes, në urën e Bunës me lule në duar duke dhënë një mesazh të fortë: “Asnjë grua dhe asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet vetëm”.

“Një vit nga tragjedia që nuk mund të harrohet.

Sot u mblodhëm për të kujtuar Almën, e cila bashkë me tre fëmijët e saj, humbën jetën në një ngjarje që tronditi jo vetë Shkodrën por gjithë shoqërinë.

Në përkujtim të tyre, me iniciativen e Nen Kryetares se Bashkise Shkoder, Znj.Teuta Qyteza, pranë vendngjarjes u mblodhën përfaqësues të Bashkisë Shkodër, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë të rastit, për të reflektuar dhe për të dhënë një mesazh të qartë: asnjë grua dhe asnjë fëmijë nuk duhet të ndihen të vetëm.

Dhimbja nuk mund të kthejë mbrapa kohën, por kujtesa na obligon të veprojmë më me përgjegjësi dhe më me kujdes ndaj atyre që jetojnë në heshtje dhe rrezik.

Përjetë në kujtimin tonë”, thuhet në postimin e Bashkisë së Shkodrës.

Si shkaktari kryesor i kësaj tragjedie konsiderohet Ergys Arrazi, bashkëshorti i të ndjerës Alma dhe babai i tre fëmijëve të mitur.

Ergys Arrazi akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij pas tradhëtisë në çift, si dhe dhunës së vazhdueshme të ushtruar mbi gruan e tij./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu