Kryeministri Edi Rama njoftoi lajmin me një video-postim mëngjesin e sotëm, në rrjetin social Facebook, se ura e ndërtuar disa shekuj më parë tani është gati për vizitorë dhe turistë të shumtë. Restaurimi me financimet e Qeverisë
E ndërtuar mbi lumin Kir për lidhje me qytetin verior, tashmë ajo është kthyer në një destinacion për vizitorë dhe turistë, pas një investimi dhe financimi të Qeverisë.
“MIRËMËNGJES!
dhe nga Ura e Mesit, një perlë e arkitekturës osmane, mbi lumin Kir, që tanimë pas një restaurimi të thellë me financim të qeverisë, shkëlqen si një ndër destinacionet e veçanta për vizitorët e turistët gjithnjë e më të shumtë të Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kryeministri.