Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të martë në Shkodër.

Kapiteni i një anije turistike, i identifikuar si Arben Alamani është mbytur në liqen, gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

Sipas njoftimit zyrtar, turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që fatkeqëisht 51-vjeçari ka humbur jetën.

“Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim./vizion plus

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu