Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë mëngjes Shkodrën. Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, një person ka qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vend shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe 31-vjeçari L. K. (i njohur si L.). Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur: E. V. (B.), 43 vjeç, që ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe M. K., 25 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime të lehta.

Autori i dyshuar, shtetasi R. G., pas krimit është larguar me një automjet tip BMW. Gjatë ikjes ai ka bërë një aksident me një tjetër mjet, duke tërhequr vëmendjen e Policisë, pasi ishte veshur edhe me skafander. Pasi braktisi makinën në zonën e lumit të Kirit, u përpoq të largohej në këmbë, duke mbajtur armën me vete.

Shërbimet e Policisë e rrethuan dhe pas disa minutash ndjekjeje, autori u dorëzua. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatike.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu