Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një 42-vjeçar ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Rajonal me dëmtime të shumta në kokë dhe trup.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 19:30 është paraqitur për trajtim mjekësor shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Berdicë. Mësohet se plagët dyshohen të jenë shkaktuar me sende të forta, ndërsa gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri.

Paraprakisht, 42-vjeçari ka qenë i përfshirë në një sherr në hyrje të qytetit të Koplikut, ku disa persona e kanë goditur fizikisht dhe më pas dyshohet të kenë qëlluar me armë.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu